Pompa uji GRUNDFOS: Për shtëpi , për rezidenca , për industri , për vaditje dhe për sisteme ngohje.

Pompe-Grundfos

COALB është themeluar si firmë në muajin Korrik 1991 dhe rregjistruar në vitin 1993 sipas udhëzimit të tatim Taksave. Që nga ai vit e deri me sot është distributor i autorizuar i firmës Grundfos . Nga viti 1993 – 2003 i autorizuar nga Grundfos i Austrisë, më pas 2003 – 2009 nga Grundfos i Greqisë dhe nga 2009 – 2022 nga Grundfosi i Serbisë. Pra deri tani pa asnjë shkeputje Coalb për 29 vjet me rradhë mbetet partneri më i vjetër si distributor i autorizuar i Grundfosit në Shqipëri. Përvec shitjes të gjithë gamës së pompave që prodhon Grundfosi, punonjësit e Coalb-it janë trajnuar nga Grundfosi i Austrisë dhe Greqisë edhe për servisin e pompave. Keshtu që ne përveç furnizimit me pompa, sipas kërkesave të klientëve, ofrojmë vënien në punë të pompave si edhe servisin për këto pompa. Nëse klientët dëshirojnë të bejnë vetë servisin e pompave, ne i furnizojmë ato me pjesë këmbimi që kerkojnë për cdo tip pompe të Grundfosit. Gjithashtu ndihmojmë klientët tanë për të eleminuar difekte, nëse mundet të riparohen pa pagesë, nëpërmjet telefonit dhe whatsapp-it. Klientët tanë tradicionale janë firmat e ndërtimit që përdorin grupe pompash, pompa drenazhi , pompa për ujëra të zeza, pompa për sistemet e ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar. Klient të tjere të rëndësishëm janë Ujësjellësat dhe të gjitha llojet e industrive .

Shiko faqen e partnerit grundfos.com

Coalb shpk furnizon gjithashtu nga prodhuesi gjerman VAG GmbH , Saracineska të tipeve të ndryshme saracineska flutur, hidrante sipërfaqësore dhe nëntokesor, saracineska cilësore thikë për ujra të zeza . Saracineskat me actuator kur ato janë të dimensioneve të mëdha , të cilët bejnë hapjen dhe mbylljen e saracineskës nëpërmjet një paneli elektrik . Gjithashtu furnizojmë valvula mos kthimit e dimensioneve të mëdha. Saracineska flutur tipi EKN që janë të dimensioneve të mëdha që perdoren edhe në hidrocentrale. Furnizojmë edhe ajrues automatikë me një dhe dy dhoma që perdoren në linjat e tubacioneve të ujesjellësave. Kontroll valve me galexhiant për depozita të mëdha uji. Hollow-jet valve për shkarkimin e ujrave të hidrocentraleve në presionë të larta deri 60 bar. Gjithashtu aksesore të ndryshëm si xhunto fleksibël, koshin e valvulës së moskthimit pa valvul etj. Për me teper shikoni katalogun. Porositë behen bazuar vetëm në katalog. Pra është detyrim që klientive të duhet të përcaktoj në katalog artikullin që kërkon, ndryshe nuk mund të procedohet me porosinë.

Shiko faqen e partnerit vag-group.com

Produktet tona!

Pompa uji , për shtepi  , për rezidenca ,sisteme ngrohje ,  për industri , për vaditje .

Saracineska , Saracineska flutur , Hidrante , Ajrues

Partnerët tanë!

Pompe-Grundfos
VAG-logo

Po kërkoni një pompe uji profesionale cilësore dhe silencioze?

Na telefononi ose na shkruani në adresën e emailit:

coalbshpk@gmail.com

+355682036541